Sot është ndryshimi i orës së diellit, akrepi shkojnë 60 minuta përpara

Sot në orët e para të së dielës (30 mars) orët janë zhvendosur një orë përpara, nga ora 02:00 deri në 03:00. Ky ndryshim shënon kalimin në kohën e lirë, e cila do të zgjasë deri të dielën e fundit të tetorit, kur orët do të kthehen një orë pas.

Qëllimi i ndryshimit të orës është të maksimizojë përdorimin e dritës së diellit dhe të kursejë energjinë elektrike. Megjithatë, kjo do të thotë se njerëzit kanë humbur një orë gjumë sot.

Ideja për ndryshimin e orës lindi në vitin 1907, kur anglezi William Willett propozoi një sistem “koha verore” për të përdorur më mirë dritën e mëngjesit. Plani i tij u zbatua për herë të parë nga Gjermania më 30 prill 1916 dhe më vonë u pasua nga Britania.

Që nga viti 1981, ndryshimi i orës është standardizuar në të gjithë Evropën, duke ndodhur të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit.

Pas ekuinoksit pranveror, ditët fillojnë të zgjasin, duke arritur kulmin më 22 qershor, me 15 orë dritë dite dhe 9 orë errësirë. Ky ndryshim ndikon në ritmin e përditshëm të njerëzve, por ndihmon edhe në kursimin e energjisë.

Ishte viti 1907 kur anglezi William Willett paraqiti idenë e “Kohës verore”, në mënyrë që njerëzit të mos i çonin kot orët e çmuara të dritës gjatë mëngjeseve verore.

Willett e mendoi këtë ide në mënyrë që t’i nxirrte njerëzit nga shtrati më herët, duke e ndryshuar orën. Ai propozoi që ora duhej të shtyhej për 80 minuta në katër hapa progresivë gjatë muajit prill dhe në të njëjtën mënyrë gjatë muajit shtator. Willett pastaj e kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke u përpjekur për t’i bindur njerëzit se skema e tij ishte e duhura.

Për fat të keq, ai vdiq nga një grip në vitin 1915, në moshën 58-vjeçare, një vit para se gjermanët ta adaptonin planin e tij për ta ndryshuar orën më 30 prill 1916, por jo për 80 minuta, por për 60, kur ora u kthye mbrapa në 23:00. Britania më pas ndoqi këtë ndryshim më vonë, më 21 maj.

Akti i “Kohës verore” ishte miratuar nga Parlamenti i Britanisë më 1916, dhe më 21 maj 1916 ishte dita e parë e llogaritjes së ‘Kohës Verore’.

Por, nuk ndërrohej gjithmonë për një orë.

Orët sot vendosen pothuajse gjithmonë një orë prapa ose para, por përgjatë historisë ka pasur disa ndryshime, si gjysmërregullimi me 30 minuta, apo rregullimi i dyfishtë me dy orë, dhe rregullimet e tjera për 20 dhe 40 minuta. Një rregullim dyorësh ishte përdorur në disa vende të ndryshme gjatë viteve ’40 të shekullit XX.

Një gjysmërregullim ishte përdorur në Zelandë të Re në gjysmën e parë të shekullit XX. Në Australi në ndërkohë ora dikur shtyhej apo kthehej për 30 minuta.

Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat lëvizin 60 minuta përpara. Norma evropiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 orë pas.

Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të muajit tetor. Ndërrimi i orës ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës së diellit. Pas ekuinoksit pranveror dita fillon të zgjatet dhe kulmin e saj e arrin në 22 qershor, me 15 orë ditë dhe vetëm 9 orë natë.

SHKARKO APP