Sot festohet Dita e Tokës
Dita e Tokës festohet në të gjithë botën më 22 Prill. Kjo ditë është vendosur në 22 prill në vitin 1970, kur 20 milionë amerikanë morën pjesë në demonstratën mjedisore, që u quajt “Dita e Tokës”. Ajo festohet në më tepër se 192 vende me festivale, gara dhe aktivitete mjedisore. Më tepër se 1 miliard njerëz marrin pjesë në fushatat për Ditën e Tokës, çdo vit.
Ideja për Ditën e Tokës është zhvilluar që nga viti 1962. Senatori Gaylord Nelson, pas shumë përpjekjeve dhe takimeve, arriti që idenë për Ditën e Tokës, si çështje mjedisore, ta fusë në programin politik.
Në vitin 1990, Dita e Tokës u bë një festë ndërkombëtare, nën udhëheqjen e Denis Hayes. Mjaft komunitete në mbarë botën festojnë Javën e Tokës, përmes aktiviteteve mjedisore, të shtrira përgjatë 7 ditëve.
Në Kosovë për të shënuar këtë ditë janë paralajmëruar disa aktivitete. Një aktivitet i tillë është paraparë edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në sheshi “Zahir Pajaziti”./GazetaExpress/
KOHA JONË SONDAZH

