Sot hynë në fuqi masat e reja, mjekja Daja: Mund të ashpërsohen
Nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja të marra ditën e djeshme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Epidemiologia Rovena Daja, thotë se është me rendësi që këto masa të zbatohen ndërsa shprehu shqetësimin se një pjesë e qytetarëve nuk i marrin seriozisht këto masat.
Lidhur me mundësinë e përhapjes së varianteve të reja të Covid-19 në Shqipëri, Daja u shpreh thuajse e bindur për praninë e mutacioneve por theksoi se përgjigja zyrtare nga Gjermania pritet brenda pak orësh.
”Mutacione në Shqipëria realisht duhet të kenë ardhur. Fakti që kemi një rritje të lartë të rasteve, ne mendojmë se në të gjithë vendet e tjera janë përhapur variante të reja dhe nuk ka pse Shqipëria të jetë rast përjashtues. Jemi të bindur se mund të kenë hyrë mutacione si ai i Britanisë dhe Afrikës së Jugut”.