Sot i jepet lamtumira e fundit efektivit Novruz Cenalia, autori ende në arrati

Efektivi i forcave ‘Shqiponja’, 28-vjeçari Novruz Cenalia do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit ndërsa në orën 10:00 do të bëhen homazhe në nder të tij.

Në hollin e Teatrit Bylis në Fier është vendosur arkmorti me trupin e pa jetë të efektivit të policisë, ku do të kryhen homazhe nga familjarë, kolegë, qytetarë dhe autoritetet, për ti dhënë lamtumirën e fundit.

Më pas arkmorti me trupin e tij do të përcillet në banesën e fundit, në varrezat e fshatit Baltëz.

“Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ju informon se më datë 15.05.2024, në orën 10:00, në Kinoteatrin e qytetit të Fierit, zhvillohet ceremonia homazh në përkujtim dhe mirënjohje të kolegut tonë që ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare, Nevruz Cenalia”, njoftimi i policisë.

https://streamable.com/j6lj13?quality=highest

 

SHKARKO APP