Sot i jepet lamtumira Julenit, hetimet: Fëmija vdiq ditën që ra në pus me krahët e ngritur lart

Në Spanjë, familja dhe miqtë po mbajnë zi për djalin dyvjeçar Julen Rosello, i cili ra në një pus 100 metra të thellë dhe u gjet i vdekur me një fund tragjik pas një operacioni shpëtimi 13-ditor. Prindërit e tij , Jose dhe Vicky Rosello, të dy nga 29 vjeç, shihen duke ledhatuar një top futbolli tek vajtojnë për  vdekjen e foshnjes së tyre.

Trupi i vogëlushit u dërgua të shtunën në shtëpinë funerale El Palo në qytetin e Malaga, ku ata jetojnë dhe sot do të zhvillojnë ceremoninë mortore. tragjedia e kësaj familjeje është e madhe, pasi një vit më parë, vdiq papritur nga zemra, Oliver, vëllai trevjeçar i Julen.

‘JULEN VDIQ DITËN QË RA NË GROPË ME KRAHËT E NGRITUR LART’

Swiss Digital Desktop Reklama

13 ditë operacion shpëtimit përfunduan në orët e para të së shtunës kur dy minatorë dhe një roje civile gjetën trupin e vogëlushit Julen në pusin e thellë në Totalan, Malaga të Spanjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas autopsisë së kryer në trupin e dyvjeçarit, hipotezat e para janë se Julen, që kishte dëmtime të shumta, vdiq atë ditë që ra në gropë. Rënia e tij kishte qënë e lirë dhe e shpejtë.

Autopsia e fëmijës filloi të shtunën në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe u krye nga pesë ekspertë të mjekësisë ligjore.

Burimet afër grupit të hetimit treguan se trupi kishte gërvishje të shumta për shkak të terrenit të pusit. Djali ra në këmbë dhe si pasojë e refleksit, me krahët lart.

Pas ekzaminimit, mbetjet e tij mortore u dërguan pasdite në shtëpinë e funeralit në El Palo në një lagje të qytetit Malaga, ku jeton fëmija.

Tani hetimet janë përqëndruar në atë që ka ndodhur dhe për të gjetur përgjegjësit e mundshëm.

PërfaqësuesI i qeverisë në Andaluzi, Alfonso Rodrigues Gomez de Celis, tha se trupi u gjet në një thellësi prej 71 metra, pasi thellësia më poshtë deri në 110 metra kishte qënë e mbushur.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?