Sot ishte seanca për divorcin, autori hyri në lokal dhe qëlloi dhëndrin me 8 plumba
Detaje të tjera kanë dalin në dritë nga krimi i rëndë që tronditi sot Tiranën, ku një person u vra dhe një tjetër u plagos.
Autor i dyshuar i krimit, Mexhit Picari ka hyrë në një lokal ku ishte ulur dhëndri i tij, Kudret Saliaj, dhe ka qëlluar ndaj tij tetë herë me armë, duke i marrë atij jetën (e kapën 5 plumba).
I plagosur ka mbetur edhe ish-prokurori, aktualisht avokat, Adriatik Cama, i cili është transportuar në spital.
Mësohet se çifti ka qenë në proces divorci, duke e çuar autorin drejt aktit të rëndë. Fill pas krimit, autori i dyshuar i ngjarjes është larguar me një automjet tip ”Hyundai”.
https://kohajone.com/vetegjyqesi-ne-deren-e-gjykates-vjehrri-vret-dhendrin-plagos-edhe-avokatin-adriatik-cama/