Sot kundër djegies së mandateve, por çfarë deklaronte Agron Shehaj në 2019

Në konferencën për mediat, zhvilluar ditën e sotme për garën për kryetar të PD-së, Agron Shehaj tha se ishte kundër djegies së mandateve të Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij, Shehaj renditi dy nga arsyet kryesore që sipas tij çuan humbjen e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit, përkatësisht: Djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale.

“Mendoj se është e pamohueshme blerja masive e votave. Por besoj që djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale, janë arsyet përse humbëm zgjedhjet e 25 prillit”,tha Shehaj këtë të hënë.

Por çfarë deklaronte Shehaj për djegien e mandateve në vitin 2019? Vetë Shehaj e ka mbështetur vendimin e Partisë Demokratike për djegien e mandateve:

Statusi:

“Po dorëzojmë mandatet sepse u faktua mega-korrupsioni prej 30 milionë eurosh dhe dolën përgjimet e blerjes së votave. Por askush nuk u arrestua. Rama, Gjiknuri, Dako, Sejdini, Balla, Ahmetaj dhe gjithë kupola e PS-së është e zhytur në korrupsion.

Nxjerrja e tyre para drejtësisë është prova e SPAK-ut. Braçe duhet të shqetësohet për shokët dhe partinë e tij që do të përfundojnë keq. Sa për ne demokratët, tashmë jemi pa imunit”, ka shkruar Shehaj në rrjetin social “Facebook”, për dorëzimin e mandateve.

/abcnews.al/

SHKARKO APP