Sot lindi opozita proamerikane

Amerikanët nuk e njohin Komisionin e Rithemelimin si organ drejtues të PD-së. Të dërguarit e departamentit amerikan të shtetit, Karen Donfried dhe Gabriel Escobar zgjodhën ti japin një mesazh të fortë publik demokratëve, kur sot u takuan vetëm me Gazment Bardhin, Jorida Tabakun dhe kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj.

Po ashtu sot u fol edhe për një opozitë proamerikane. “Mora mbështetjen e zonjës dhe të DASH dhe SHBA për mbështetjen e fortë për një opozitë të fortë, të qëndrueshme, një opozite, pro amerikane që sheh nga e ardhmja”,- tha Alibeaj.

”Ata theksuan rolin e pazëvendësueshëm të një opozite të fortë në demokracinë e Shqipërisë, theksuan rëndësinë e institucioneve të forta demokratike dhe sundimit të ligjit dhe shprehën shpresën për një partneritet të efektshëm dhe që sheh përpara me popullin shqiptar, duke përfshirë edhe partitë që i përfaqësojnë ata”,-thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

SHKARKO APP