Sot luhet europiani i femrave, Shqipëri-Francë. Masa ekstreme antiterror

 

 

Siç ishte paralajmëruar ndeshja nuk do të anulohet. Ajo do luhet sot. Policia po ushtron kontroll kudo dhe në çdo gjë që ndeshja të mos ketë asnjë problem.

Pas ngushëllimeve dhe nderimit nga Kombëtarja e meshkujve për sulmet terroriste në Paris, edhe nga Kombëtarja e femrave është marrë një vendim i paprecedentë.Një betejë sportive, por në një atmosferë miqësore të pashembullt. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Francën mbeten speciale dhe këtë e konfirmojnë faktet.Pas ngushëllimeve dhe nderimit nga Kombëtarja e meshkujve për sulmet terroriste në Paris, edhe nga Kombëtarja e femrave është marrë një vendim i paprecedentë.

Edhe pse vajzat kuqezi luajnë një përballje zyrtare përballë ekipit francez, në kualifikueset e Europianit 2017, trajnerët e dy përfaqësueseve, Altin Rraklli dhe Philippe Bergeroo zhvilluan një konferencë shtypi të përbashkët. Kështu shkruante edhe Supersport.

Philippe Bergeroo: Falënderoj Federatën Shqiptare të Futbollit për masat që ka marrë për organizimin e kësaj ndeshje dhe për pritjen e ngrohtë që i është bërë ekipit francez në Tiranë. Duke iu referuar ngjarjeve që ndodhën në Paris, ne të gjithë si ekip jemi të përfshirë. Por, objektivi ynë është që ta fitojmë ndeshjen për të qenë në pozita sa më të mira në kualifikueset e Europianit”.

Kualifikuesja e femrave ndërmjet Shqipërisë dhe Francës do të luhet të premten në orën 21 në stadiumin Qemal Stafa. Ekipi francez kryeson Grupin 3 me 6 pikë të plota, ndërsa vajzat kuqezi pozicionohen në vendin e fundit pas dy humbjeve me Greqinë dhe Rumaninë.

Pas ngjarjeve të Parisit, frika nga sulmet terroriste vijon të jetë ende prezente. Ditën e sotme, në orën 21.00 në stadiumin “Qemal Stafa”, do të luhet ndeshja midis Shqipërisë dhe Francës për femra, ndeshje për të cilën Policia e Shtetit ka marë masa të rrepta sigurie.

Ja rrugët që do të bllokohen

Në kuadër të mbarvajtjes së ndeshjes sportive ndërkombëtare të futbollit   ndërmjet  ekipeve  Shqipëri – Francë, (për femra) e cila do të zhvillohet në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”  në datë 27.11.2015 ora 21.00,  në kuadër të eleminatoreve të Kampionatit Europian të Futbollit ,  Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka hartuar planin e  masave,  për sigurimin e  rendit dhe qetësis   para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Për mbarëvajtjen e këtij takimi  nga ora 18.00 deri në orën 24.00 të datës 27.11.2015 do të bllokohen të gjitha segmentet rrugore që të çojnë te stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”.

Gjithashtu nuk do të lejohet parkimi i automjeteve  si dhe do të mbyllen lokalet përreth tij.

Do të bllokohen rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Germenji”, Rruga “Papa Gjon Pali” deri te kryqëzimi televizionit dhe  Sheshi “Nënë Tereza”.

Nga shërbimet e Policisë do të ushtrohen kontrolle të  vazhdueshme ndaj shtetasve të ndryshëm, përdorues të rrugeve të mësipërme.

Policia e kryeqytetit kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve.

 

SHKARKO APP