Sot marshim për Egli Progën në Tiranë, e motra: Do jem aty edhe për drejtësinë

Sot pritet të mbahet një marshim në Tiranë, duke nisur prej sheshit Skënderbej në ora 19:30 në shenjë homazhi ndaj Egli Progës, 42 vjeçarit që humbi jetën në Pogradec një javë më parë nga dhuna e ushtruar nga Denis Meçe.

E motra e të ndjerit, Jonida Proga përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se do të marrë pjesë në këtë homazh. Ndërkohë, të mërkurën në datë 14 u mbajtën homazhe në disa qytete të vendit për humbjen e Egli Progës. Në Pogradec në vendin ku ai ndërroi jetë, mbajti fjalën e motra që kërkoi drejtësi.

Avokati Elton Laska fton qytetarët në marshim: Drejtësi për Egli Progën!
“Miq, dashamirës, qytetarë të mirë të vendit tonë që këto ditë tragjike për familjen time na jeni gjendur kaq pranë. Vetëm mbështetja juaj na ka dhënë pak forcë të përballojmë dhimbjen e vrasjes makabre të vëllait tonë, Eglantin Progës. Faleminderit nga zemra të gjithëve kudo jeni.”

Ngjarja po hetohet dhe ende nuk është zbardhur e plotë, megjithëse ka shumë të dhëna. Proga humbi jetën pasi u godit nga Denis Meçe përpara një lokali në Pogradec. Goditja dhe rënia në tokë rezultuan fatale për Progën.

SHKARKO APP