Sot mbahen zgjedhjet parlamentare, shtatë shqiptarët që kandidojnë në Greqi

Shtatë emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi janë pjesë e garës në zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në shtetin fqinj.

Dy prej kandidatëve, Fatos Malaj dhe Niko Bilika kandidojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik.

Ndërsa tre kandidatë të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurrojnë me Partinë “Syriza” në Selanik dhe Evia.

Sidorela Kalthi garon për Partinë Komuniste greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”.

Shumica e kandidatëve nga komuniteti shqiptar janë të rinj të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve që janë arsimuar në Greqi dhe Angli dhe janë përfshirë në jetën politike greke.

SHKARKO APP