Sot mblidhet Kuvendi, pritet të miratohet marrëveshja për njohjen e pensioneve me Italinë

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet ditën e sotme, ndërsa në rend dite është parashikuar një mocion me pyetje mes deputetes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho dhe ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Po ashtu në rend dite është futur edhe kërkesa e deputetit Tiritan Shehu për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për dënimin e gjenocidit në Kosovë. Por kryeministri Rama nuk do të jetë sot në Kuvend, pasi ndodhet në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Po ashtu sot pritet që kuvendi të miratojë marrëveshjen me Italinë për njohjen e pensioneve.

SHKARKO APP