Sot mbyllet autostrada Tiranë-Durrës, ja si do të devijohet trafiku

Autostrada Tiranë-Durrës është hapur vetëm për fundjavën, pasi sot në orën 06:00 nisi dhe faza e tretë e punimeve në segmentin Maminas-Sukth në drejtimin Tiranë-Durrës. Të interesuarit duhet të kenë parasysh devijimet e rrugës dhe se si duhet të qarkullojnë për të mos pasur probleme.

Devijimi i trafikut filloi sot në orën 06:00.

”Trafiku në drejtim Tiranë-Durrës devijohet në kryqëzimin e Maminasit në drejtim të rruges dytësore. Automjetet që udhetojnë nga Tirana në drejtim të Durrësit, duhet të futen në nënkalimin e Maminasit (Lalëzit) të Autostradës dhe të vazhdojë në rrugën dytësore deri në kryqëzimin e Sukthit dhe në vazhdim mund të dalin përsëri në autostradë ose të vazhdojnë në rrugën dytësore”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky devijim do të vazhdoje deri ditën e enjte.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Keshillojme gjithashtu qe mjete e transportit te rende qe udhetojne nga Fushe Kruja ne drejtim te Durresit te kthehen ne rrugen dytesore ne Vore duke perdorur nenkalimin e rruges se re”.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Maminas-Sukth do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?