Sot mosbindja civile, Këlliçi: Nuk kërkojmë konfrontim me policinë
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, thotë se protesta që do të nis nga ora 17:00, do të ketë në krye deputetët dhe anëtarët e kryesisë së PD, duke theksuar se Partia Demokratike nuk ka përdorur asnjëherë mbështetësit e saj si “mish për top” dhe se ky është një veprim që nuk do të ndodhë asnjëherë.
”Asnjëherë PD nuk ka përdorur mbështetësit e saj si mish për top, kjo nuk do ndodhë asnjëherë. Kemi marrë informacione që pritet të ketë përshkallëzim të dhunës nga policia. Në ballë të aksionit sot do të jenë deputetët dhe anëtarët e kryesisë së PD.
Nuk kemi kërkuar kurrë konrfontim me policinë, problemin e kemi me keqqeverisjen. Rama tha për herë të parë në Londër se kërkon votën edhe për të ndrequr opozitën e vendit. Ky është slogan që është përdorur nga Hitleri, nga Putini dhe përdoret nga Erdogani. Shqipëria nuk ka shans të kthehet në diktaturë sërish. Ne dalim në protestë për të ngritur zërin për keqqeverisjen”, u shpreh ai.