Sot mot i shkëlqyer për plazh, nxitoni drejt bregdetit. 33 gradë!

Shqipëria paraqitet sot ( e dielë) me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare. Mot ideal për plazh në këtë mes shtatori.

Temperaturat do të rriten lehtë në orët e para të ditës, por mbeten konstante në mesditë duke ruajtur maksimumin në 33 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h në drejtimin verilindor duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autostrada Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Durrës-Fier-Vlorë është rënduar disi nga vargu i makinave me njerëz për në bregdet. Policia rrugore ndodhet në çdo cep rruge. Edhe segmenti Tiranë-Milot-Lezhë-Velipojë ka trafik.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?