Sot moti po vjen me shira e rrufe

Ditën e sotme, i gjithë vendi do të përfshihet nga kalimi i një fronti të ftohtë që pritet të shkaktojë rreshje shiu intensive dhe rrufe në Ultësirën Perëndimore.

Sipas meteorologes Rezarta Xhakollari, era do të jetë e vrullshme me drejtim Jug-perëndimin. Temperaturat do të pësojnë zbritje. Në zonat malore priten temperatura 14/21°C. Në zonat e ulëta 17/26°C, ndërsa në ato bregdetare 19/25°C.

Kushtet atmosferike në vendin tonë dhe në Kosovë do të ndryshojnë falë një shtjelle ciklonike që është pozicionuar në gadishullin Apenin dhe që po afrohet gradualisht drejt Ballkanit Perëndimor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?