Sot në orën 20.45 miqësorja e luksit Francë – Shqipëri

Trajneri i perfaqesueses shqiptare te futbollit, italiani Gianni de Biazi dhe kapiteni i saj, Lorik Cana, e kane vleresuar shume kundershtarin. Sipas De Biazit, Shqiperia do te zhvilloje dy miqesore luksi, me 14 nentor ne Renes kunder Frances dhe ne 18 nentor ne Genova kunder Italise.
“Jane dy ndeshje miqesore te nje niveli shume te larte ndaj duhet perqendrim dhe mjaft kujdes. Ne duhet te ruajme vlerat e lojes qe kemi prodhuar nepermjet ketij grupi lojtaresh”, eshte shprehur trajneri i perfaqesueses shqiptare.  
     Ndersa kapiteni Cana ka theksuar se “per ne e sidomos per lojtaret e rinj qe nuk kane shume histori ne kete grup, keto ndeshje jane shume te rendesishme, jo vetem se po luajmë kunder ekipeve dhe lojtareve me emer, por edhe sepse nepermjet tyre skuadra rritet dhe forcohet”.
Ekipi përfaqësues shqiptar, sipas burimeve te ndryshme, pritet qe te perkrahet ne kete ndeshje nga afro 4 mije tifoze. Kjo eshte konfirmuar edhe nga grupimi “Tifozat Kuq e Zi”, sipas të cilave, shqiptare nga vende te ndryshme te Evropes do të jetë të pranishëm në stadium. ëtë ndeshje.
Ne prag te ndeshjes, trajneri i Francës, Didier Deshamp, eshte shprehur pozitivisht per ekipin perfaqesues te Shqiperise. Nder te tjera, ai ka vleresuar forcën e grupit si dhe faktin që shumica e tyre luajnë në klube cilësore të Europës, si ne Itali apo Zvicer. 

SHKARKO APP