Sot, nis testimi i rreth 8095 mësuesve në të gjithë vendin

Testi është i ndarë në dy pjesë, ku pjesa e parë përbën 30 pikë të testit, nga totali me 70 pikë dhe ka pyetje me përmbajtje nga formimi i përgjithshëm i mësuesit, (dokumentacioni), programi, drejtshkrimi i gjuhës shqipe, si dhe komunikimi dhe etika.

Ndërsa pjesa e dytë e testit përbën 40 pikë dhe përmban pyetje profesionale, lidhur me profilin shkencor sipas fushës. Pyetjet e provimit janë hartuar nga specialistë Agjencisë Kombëtare të Provimeve dhe janë të njëjta në të gjithë vendin, por sipas profileve ku do të testohen mësuesit.

Për të qenë fitues mësuesit duhet të arrijnë mbi 50% të përgjigjeve, ndërsa korrigjimi do të kryhet nga një komision i posaçëm me ekspertët më të mirë të Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Publikimi i rezultateve për të gjithë mësuesit do të jetë në 22 dhjetor. Në bazë të këtyre, rezultateve mësuesve do iu bëhet renditja. Ata që do të kenë pikët maksimale do të jenë të parët që do të punësohen në 2200 vendet e shpallura bosh.

Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit sa i përket zhvillimit të testimit është parashikuar edhe skualifikimi që mund t’u bëhet atyre në raste se shkelet rregullorja e testimit. Kështu një kandidat skualifikohet kur ai tenton të kopjojë apo të marrë apo japë informacion nga një kandidat tjetër gjatë provimit.

SHKARKO APP