Sot nisi shkolla, Besa Shahini lë postin e ministres së Arsimit! E zëvendëson Evis Kushi

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim publik me ministren e Arsimit, Besa Shahini, e cila ka bërë të ditur ditë më parë se do të largohej nga posti dhe nga Shqipëria, për t’iu përkushtuar familjes në Kosovë.

“Vlerësoj shumë gjithçka që ke bërë”- tha midis të tjerash kryeministri Rama, duke shprehur keqardhjen për largimin. “Njoftova që e kam të vështirë të vazhdon një mandat tjetër larg familjes. Unë dua ta shoh Shqipërinë të ecë përpara”, tha zonja Shahini.

Postin e Ministres së Arsimit do ta marrë Evis Kushi.

“Është angazhim shumë i lartë që të jem Ministre e Arsimit pas 7 vitesh angazhim politik”- tha ajo.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/617648289141595/

Ministrja e re e Arsimit Evis Kushi vjen nga qyteti i Elbasanit. Në fillim të këtij viti është zgjedhur edhe kryetare e Partisë Socialiste në këtë qytet.

E lindur më 7 Tetor 1975, zonja Kushi gjatë viteve 1993-1997, ka kryer në Fakultetin Ekonomik, dega Administrim Biznesi, në Universitetin e Tiranës.

2003-2008: Grade shkencore në Ekonomi Turizmi në Staffordshire University, Angli. Më 2 nëntor 2010 ka marrë titullin Akademik “Profesor i Asociuar” Universiteti Aleksander Moisiu Durres.

Më 26 qershor 2016: Titulli Akademik “Profesor” UBT.

Grupi parlamentar: PS

Karriera politike: Anëtare e PS që prej marsit 2013. Anëtare e Kryesisë së PS që prej Prill 2016. 2013 e në vazhdim: Deputete ne Kuvendin e Shqipërisë.

Karriera profesionale: 2012-2013, Dekane në Fakultetin e Ekonomisë. Universiteti “A. Xhuvani”, Elbasan. 2010-2012: Shefe Departamenti ‘Ekonomi dhe E drejte”, Fakulteti i Ekonomisë.

Universiteti A. Xhuvani, Elbasan. 1998-2012: Lektore në Universitetin A. Xhuvani, Elbasan. Lektore ne Universitetin Nderkombetar te Struges, Fakulteti i Ekonomise. Lektore ne Universiteti Shteteror te Tetoves.

Lexoni

SHKARKO APP