Sot PD-ja në sherrnajë te Selia Blu. Grida Duma dhe Agron Gjekmarkaj, karvani guximtar për një PD tjetër dhe drejt pushtetit

Sot populli do të jetë në orën 11.00 para kryeministrisë kundër ngritjes së çmimeve, dhe çuditërisht kryetari aktual në PD Lulzim Basha ka lenë mbledhje fiks në këtë orë. Pra në të njëjtin orar me protestën kombëtare, kur duhej që PD-ja dhe gjithë deputetët opozitarë të ishin mes turmës, naturisht pa folur, por të ishin si një garanci se populli ka mes tyre deputetët e opozitës.

Kjo do ta frikësonte edhe me tepër kryeministrin, sepse sot do të jenë dhjetëra mijëra vetë.

E mirëllogaritur nga Basha është lenë e njëjta orë me protestën që zërat antiBasha në mbledhje të mos jenë lajm kryesor, sepse gjithë media dhe vëmendja do të jetë te protesta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njerëzve u dhemb shpirti pasi u është tharë xhepi nga rritja e çmimeve. Ata e kanë reagimin sot kundër qeverisë, por nëse shikon me kujdes ka plot thirrje edhe kundër Bashës se “na shiti”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj sot në Selinë Blu do të ketë debat, por interesi dhe mediat do të jenë te sheshi “Skënderbej” dhe sheshi para kryeministrisë.

Ndërkohë kuraja, guximi, integriteti dhe përgjegjshmëria për një PD tjetër, larg interesave meskine të Bashës, ka nxjerrë në skenë në selinë blu dy deputetë karizmatikë: Grida Dumën dhe Agron Gjekmarkaj. Ata dhanë dorëheqjen si akt politik dhe civil për humbjen e 6 marsit dhe përçarjen ku po shkon PD dhe opozita, ndonëse nuk kanë pikë përgjegjësie asnjëri prej tyre për humbjen apo humbjet në seri të Bashës.

Por dhanë dorëheqjen.

Kurse Lulzim Basha ka 9 vite që sjell vetëm humbje dhe dredhi, por asnjë shpresë për ta sjellë në pushtet PD-në.

Ai duhet të japë dorëheqjen sot, dhe nëse e bën i paska mbetur disi ndergjegje prej njeriu politik.

Lojërat e tij me gjoja argumente se “ika unë, por po vjen Saliu”, nuk i ha njeri. Edhe te kampi i Berishës, dhe nga ndërkombëtarët ka presion dhe oferta ndaj ish-kryeministrit Berisha të mos kandidojë për kryetar në PD pas ikjes së Bashës.

Po kërkohen emra përbashkues ndër palët demokrate që do të kandidojnë në bazën e PD për tu zgjedhur kryetar i PD.

Dhe kjo do të jetë zgjidhja. As Basha, por as Berisha, ndonëse ky i fundit ka mbi 2/3 e demokratëve pas vetes, por jo aq sa të rrëzojë kryeministrin Rama.

PD-ja dhe demokratët duan një emër tjetër për Lider. Dhe ai ose ajo është mes emrave të kampeve momentale ndër demokratët. Por zgjidhja nis me dorëheqjen e Bashës, sot dhe jo mot!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?