Sot përcaktohet fati i negociatave për Integrimin në BE

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE, pritet që sot të japin vendimin për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Fati i Shqipërisë është përcaktuar, pasi një prej vendeve të BE-së si Holanda, ka votuar në Parlamentin e saj kundër hapjes së negociatave. Nga ana tjetër ekziston një dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut, e cila mund të ndahet nga Shqipëria në këtë proces.

Vendimi do të merret gjatë samitit që do të zhvillohet sot në Luksemburg. Para nisjes drejt Luksemburgut, shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini bëri thirrje për një vendim pozitiv për dy vendet, si vlerësim për reformat e ndërmarra.

Sipas Deutsche Welle vendimi pritet të shtyhet për në shtator të këtij viti, pas vendimit të qeverisë së Holandës që e konsideron hapjen e negociatave për Shqipërinë si të parakohshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?