Sot protesta/ Blindohet parlamenti, qytetarët janë thirrur të vijnë me kundërgaz

Opozita e bashkuar do të protestojë sot përpara Parlamentit, duke kërkuar largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore, që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ish-deputetët e opozitës, të zhveshur nga mandatet parlamentare, u kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë t’u bashkohen në protestë. Kjo do të jetë protesta e katërt e opozitës brenda më pak se 30 ditësh, kohë kur edhe ish-deputetët morën vendimin për të djegur mandatet.

Pavarësisht se Policia e Shtetit u ka refuzuar lejen e protestës, përfaqësuesit e opozitës bënë thirrje që asnjë qytetar të mos trembet nga urdhrat politikë, por të jetë në shesh. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, priti në një takim në selinë blu drejtuesit e partive opozitare në vend, ku u diskutua lidhur me mbarëvajtjen e tubimit që do të nisë në orën 10:00, paralelisht me seancën plenare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga problemet kryesore që është diskutuar në mbledhjen e drejtuesve të opozitës ka qenë përballja me bombat e hedhura nga efektivët e Policisë me gaz lotsjellës. Për këtë arsye, ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi dhe përfaqësues të LSI-së kanë shpërndarë në rrjetet sociale video sesi protestuesit mund të prodhojnë maska që do t’i mbrojnë nga gazi lotsjellës. Njësoj si në protestat e mëparshme, edhe sot në Tiranë pritet të mbërrijnë protestues nga i gjithë vendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime nga selia blu bëjnë me dije se një grup i protestuesve janë njoftuar të jenë më herët në protestë për shkak të vendimit të shumicës për t’u futur në seancë brenda orës 09:30. Për të shmangur çdo incident në mbrëmje, Policia e Shtetit e rrethoi perimetrin e sheshit rrethues të Parlamentit me kordon hekuri.

Ky kordon do të jetë vija që nuk duhet kaluar nga protestuesit, përpara se ndaj tyre Policia të përdorë njësoj si në protestat e tjera gaz lotsjellës. Në protestën e fundit të zhvilluar një javë më parë, Basha deklaroi se opozita nuk do ta njohë më Policinë e Shtetit, e cila, sipas tij, është vënë e gjitha në shërbim të Kryeministrit Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?