Sot protesta ditë-natë para kryeministrisë. Fillon në ora 11.00
Sot grupi organizator i protestës qytetare pret nga kryeministri Rama që të dalë dhe të pranojë kërkesat e paraqitura për uljen e çmimeve të nevojshme për çdo familje shqiptare. Në ora 11.00 fillon protesta, por nëse kryeministri nuk jep përgjigje atëhere protestuesit do të qëndrojnë ditë-natë para zyrës së kryeministrit në Bulevard, duke bllokuar krejt Tiranën.
Me vete janë porositur më qendrestarët që të marrin rroba, çadra dhe mjete të tjera për të qëndruar ditë-natë.
Protestuesti këtë radhë duken shumë më të vendosur ta rrisin goditjen ndaj kryeministrit, sepse deri më tani kanë marrë vetëm ironi dhe tallje, thotë një prej organizatorëve të sotëm.
Eshtë menduar se krahas qëndrimit në Bulevard në mënyrë krejt paqësore një pjesë e protestuesve do të bllokojnë ditë-natë urën e Lanës që kalon në Bulvardin kryesor, si dhe rrugët e Bllokut, rrethrrotullimin e Zogut të Zi, sheshin Wilson, etj.
KERKESAT E PROTESTUESVE:
- Heqje e taksës së qarkullimit dhe pezullim i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.
- Pezullim i TVSH për produktet bazë të shportës.
- Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes për fermerët.
- Një paketë reale ndihme për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike për tejkalimin e krizës.
- Hetim dhe mbikqyrje e e koncensioneve dhe operatorëve ekonomikë që ndikojnë arbitrarisht në çmimet në treg veçanërisht në sektorin e hidrokarbureve
Këto propozime, këto masa, mbështeten në tri shtylla kryesore:
Ulje e barrës fiskale dhe hetim – Mbikqyrje për mirëfunksionim të tregut – Mbështetje për biznesin dhe shtresat në nevojë.
Deklarata e plotë e Grupit Iniciator të Protestës, drejtuar të premten Qeverisë:
“Prej më se një jave kemi protestuar të gjithë së bashku duke kërkuar nga qeveria masa në ndihmë të konsumatorëve dhe bizneseve për përballimin e rritjes drastike të çmimeve.
Qysh pas ditës së parë të protestës, ne pamë se qëndrimi i qeverisë ndryshoi: nga qëndrimi “Qeveria nuk mund të ndërhyjë, duhet të shtrëngoni rripin, duhet të kurseni, duhet të ecni në këmbë”, qëndrimi ndryshoi në “Qeveria e ka gati paketën e masave”.
Me vazhdimin e protestave u ndryshua prapë qëndrimi dhe Qeveria uli çmimin e karburantit.
Më pas Qeveria përgjysmoi furnizimin me karburant të institucioneve.
Më pas, Qeveria ndërhyri me një paketë tjerë masash që do të ulë çmimin e produkteve ushqimore.
Në sajë të protestave dhe zërit të qytetarëve, qeveria nisi të bëjë edhe detyrën e saj për kontrollin e ngritjeve abuzive të çmimeve.
Brenda një jave janë shpallur tri paketa antikrizë dhe është në lëvizje një fushatë e pandalshme për të bindur qytetarët për vlefshmërinë e këtyre masave, për të bindur qytetarët gjithashtu të mos dalin në shesh.
Pra,a janë këto masa të mjaftueshme?!
Ato nuk janë të mjaftueshme për përballimin e krizës. Shumica e tyre nuk afrojnë garanci që çmimi I naftës dhe i produkteve të tjera do të qëndrojë i ulur në vazhdimësi dhe qytetarët nuk do të jenë më pre e abuzimeve. Ndihma për përballimin e rritjes së çmimeve për kategoritë në nevojë është shumë minimale.
Ndërkohë qeveria refuzon të angazhohet akoma në ulje të përkohshme të taksave që do të ishin një garanci për uljen e çmimeve në vazhdimësi dhe për çdo skenar të mundshëm të krizës.
Kërkesat dhe propozimet tona që janë përpiluar edhe me ndihmën e të gjithë grupeve të interesit, janë përpiluar që të përballohet në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme kriza dhe të garantohet gjithashtu edhe mirëfunksionimi i tregut.
Po i citoj edhe njëherë kërkesat tona në vazhdim:
– Heqje e taksës së qarkullimit dhe pezullim I barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.
– Pezullim i TVSH për produktet bazë të shportës.
– Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes për fermerët.
– Një paketë reale ndihme për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike për tejkalimin e krizës.
– Hetim dhe mbikqyrje e e koncensioneve dhe operatorëve ekonomikë që ndikojnë arbitrarisht në çmimet në treg veçanërisht në sektorin e hidrokarbureve
Këto propozime, këto masa, mbështeten në tri shtylla kryesore: Ulje e barrës fiskale dhe hetim, mbikqyrje për mirëfunksionim të tregut dhe mbështetje për biznesin dhe shtresat në nevojë.
Nëse qeveria është kokëfortë dhe nuk pranon të negociojë, këtë të shtunë, datë 19 mars në orën 11, të gjithë qytetarët nga i gjithë vendi do të jenë në protestë sërish dhe do të marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë.
Theksojmë se kjo është protestë e qytetarëve, e organizuar nga qytetarët dhe për problemet e qytetarëve ndaj ne nuk do të reshtim së protestuari deri në marrjen e masave serioze dhe të qëndrueshme në përballimin e krizës. Protesta nuk do të ndalet derisa qeveria të trajtohet me dinjitet nga qeveria e tyre.”
KOHA JONË SONDAZH

