Sot provimi i fundit për maturantët. rreth 34 mijë nxënës do të testohen në Lëndët me Zgjedhje
Rreth 34 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të fundit të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për Lëndët me Zgjedhje.
Provimi i lëndës me zgjedhje do të zhvillohet në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30. Edhe këtë vit maturantët zbatuan rregullat anti-COVID, kjo për shkak të situatës pandemike në të cilën ndodhemi. Në një klase kishte 10-15 maturantë.
Në mënyrë kategorike ishte i ndaluar përdorimi i telefonit gjatë zhvillimit të provimit dhe nëse identifikohej e kundërta maturanti duhet të mbante përgjegjësinë e veprimeve të veta.
Testi në total kishte 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë).