Sot Rama mbledh pronarët e mediave. Kujdes nga plani “B”! Nesër Meta pret gazetarët

 
 
Sonte në ora 19.30 në pallatin e brigadave në Tiranë kryeministri Rama ka ftuar në një darkë pronarët e mediave në vend si dhe disa drejtues të mediave. Mendohet se Edi Rama do të përdor të njëjtin stil si vitin e kaluar, një ngjashmeri e skajshme, siç përdor zakonisht Presidenti i SHBA, Obama.
Me pak humor, kunja e batuta do të jetë sonte fjalimi i Ramës. Por duket se situata në sallen e pallatit te brigadave nuk do të jetë kaq e ngrohtë sa vitin e kaluar, pasi një pjesë e drejtuesve të pakënaqur me kryeministrin do të kalojnë në një skenar "B", të cilin e di vetëm një drejtues emisioni televiz.
 
Ndërsa nesër kreu i parlamentit Ilir Meta ka ftuar gazetarët në kryesinë e kuvendit në një kokteijl të thjeshtë për të mbyllur Vitin 2015 bashkërisht. Tek Ilir Meta nuk do të ketë probleme, porse sonte në pallatin e brigadave skenari "B" mund t'i prishë humorin shefit të qeverisë. Ndërkohë Endri Fuga i kryeministrit ka hapur antenat për të marrë informacion për planin "B" .

SHKARKO APP