Sot rrethohet Gjykata. Nesër bllokohen rrugët

Opozita duket e vendosur për bllokimin e qeverisë me çdo mjet. Lulzim Basha bëri deklaratën me të fortë të këtyre viteve të fundit kur tha se asnjë taksë të shtuar mos e paguani qeverisë, e cila do ti vjedhë lekët tuaja. Ndërsa Monika Kryemadhi është për rrëzimin me çdo mjet e formë të kryeministrit, aqsa edhe sot janë mobilizuar qindra të rinjë të LRI për të rrethuar gjykatën ku do të mbahet gjykimi ndaj 23 të arrestuarve të Rrugës së Kombit.

PD-LSI dhe partitë opozitare kanë bërë thirrje publike që të mblidhen për të rrethuar gjykatën ku do të jepet vendimi për të arrestuarit e Kukësit. Burime konfidenciale nga selia blu tregojnë se mund të jenë mijëra vetë sot për të kërkuar drejtësi e për të mos lejuar të arrestuarit të mbahen në burg me urdhërin e kryeministrit Rama. Skenarët janë të frikshëm, pasi nëse gjykata vendos siç kërkon prokuroria që të lihen në burg, ka mundësi që protestuesit e opozitës të kalojnë cakun e vendosur nga policia. Qindra forca policie dhe reparte speciale do të ruajnë gjykatën, por populli nuk ndalohet nëse revoltohet dhe duhet që drejtuesit e ministrisë së brendshme të mos urdhërojnë përdorimin e forcës ndaj turmës. Forca njeh kundërveprimin, ndaj do të ishte mirë që drejtësia ti gjykojë të lirë dhe jo në burg.

Frika e një përplasje radikale sot në gjykatë ka detyruar edhe ambasadat e huaja të lajmërojnë me email dhe sms gjithë nënshtetasit e tyre që të mos afrohen gjykatës dhe zonës përreth, pasi mund të përshkallëzohet reagimi popullor opozitar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nesër Lulzim Basha dhe opozita kanë vendosur të bllokojnë disa rrugë dhe krejt sallën e kuvendit. Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka zhvilluar dje një takim me të gjithë kryetarët e degëve të PD në rrethe, ku ka diskutuar për mosbindjen civile e cila merr jetë ditën e enjte. Po kështu LSI ka mobilizuar njerëzit dhe militantët e saj që të jenë në vijën e parë të frontit kundër qeverisë. Duke filluar nga nesër do të bllokohen disa nga akset kryesore në vend, si në Vorë- Tiranë, FushëKrujë- Tiranë, aksi Lushnjë-Fier duke paralizuar kështu qarkullimin. Në ditët e tjera do jenë akse të tjera rrugore, të cilat do bllokohen me forcë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nesër deputetët dhe protestuesit nuk do lejojnë të hyjnë kryeministri Rama në sallën e Kuvendit. Kjo mund të sjellë tension dhe përplasje fizike në sallën e Kuvendit, por jo vetëm në sallë. Prapë qindra forca policie në gadishmeri duke rrethuar sallën e seancave plenare.

Opozita filloi ofensivën kundër qeverisë. Ndërkohë kryeministri Rama ka thënë se kjo që bën opozita është ti vendosësh zjarrin Shqipërisë me benzinën e përdorur në Rrugën e Kombit. Situata nuk jep shumë shpresë për kompromis mes kryeministrit dhe opozitës, aq me tepër se me 17 maj 2017 Lulzim Basha bëri pakt me Edi Ramën, por që vetë ka thënë se “ai pakt ka vdekur”.

Tashmë do përballen kokë me kokë. Kësaj radhe njera kokë “thyhet”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?