Sot seanca ndaj Sokol Mjaçajt dhe 12 të tjerëve, rrethohet nën masa të forta sigurie Gjykata e Elbasanit

Rreth dy orë para mbajtjes së seancës për masën e sigurisë ndaj Sokol Mjaçaj dhe 12 punonjësve të burgut të Peqinit, gjykata e Elbasanit është rrethuar nga forca të shumta policie.

Policia e Elbasanit, ekipet shqiponja dhe FNSH kanë marrë nën kontroll gjykatën e Elbasanit.

Prokuroria e Elbasanit kërkoi masën e arrestit me burg për Sokol Mjaçajn dhe 12 zyrtarët e IEVP Peqin të ndaluar disa ditë më parë.

 

SHKARKO APP