Sot seanca për Berishën, mbërrijnë në GJKKO avokatët e ish-kryeministrit

Gjykata e Posaçme shqyrton sot kërkesën e ish-kryeministrit, Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare në parlament.

Përmes avokatëve Berisha ka ankimuar në gjykatë vendimin e SPAK, që i refuzoi kërkesën për leje. Herën e kaluar seanca u shty për shkak të mos njoftimit për seancën të ish kryeministrit.

Që më 19 janar, SPAK refuzoi kërkesën e Berishës për të shkuar në seancat plenare. Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK, nën hetim për aferën “Partizani”.

SHKARKO APP