Sot seancë pa ndalesë në parlament

 

 

Edhe sot priten debate te forta ne parlament. Kuvendi shqyrton në parim të premten në seancë të posaçme plenare projektbuxhetin e vitit 2016 si dhe paketën fiskale që shoqëron atë, pas diskutimit prej rreth 2 javësh të tij në të gjitha komisionet parlamentare.

Seanca e sotme e Kuvendit ka sot rend dite diskutimin dhe votimin e disa ceshtjeve të rëndësishme.

Mes tyre vecohen ndryshimet në Kodin Penal; projektligji i propozuar nga opozita “Për lejimin e hetimit të pavarur ndërkombëtar për çështjen CEZ”, pr/ligji “Për lojërat e fatit”, ai “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, etj.

Rendi i ditës përfshin dhe diskutimin e disa ndryshimeve në Kodin e Familjes; disa shtesave në Kodin e Punës, etj.

Ja axhenda e parlamentit në seancën maratonë të së premtes

Rendi i ditës

1. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”

2. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”

3. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”

4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”

5. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”

6. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr.10383, datë 24.2.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” (2 projektligje)

7. Projektligji “Për punëkërkuesit”

8. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2016”

SHKARKO APP