Sot Shqipëria në Ditë Zie Kombëtare

 

Sot Zi Kombetare. Qeveria shqiptare e ka shpallur sot, ditë zie kombëtare, në respekt e nderim të viktimave të sulmeve terroriste në Paris.

Në të gjitha institucionet shtetërore flamuri është ulur në gjysëmshtizë. Në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje.Kryeministri Edi Rama shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin e popullit shqiptar ndaj popullit francez, në një letër ngushëllimi drejtuar homologut të Francës, Manuel Valls.

Edhe Presidentja e Republikës Atifete Jahjaga, shpalli dje dite zie në Kosovë, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste në Paris dhe në solidarizim me popullin e Francës. 

 

SHKARKO APP