Sot temperaturat deri në -15 gradë
Këtë të martë moti do të jetë i njëjtë në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat malore, temperaturat do të jetë nën zero në të dyja ekstremet, duke regjistruar -15 gradë më të ulëta dhe minus 4 gradë më të larta.
Në zonat bregdetare, temperaturat nuk do t’i kalojnë 5 gradë në vlerat maksimale. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, sot priten reshje lokale të dobëta në zonat malore në disa qarqe dhe ato do të jenë në formë dëbore.
Temperaturat do të mbeten të ulëta për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të largohen nga rajoni ynë sot në mbrëmje. Kjo do të sjellë ngrica sonte natën në të gjithë vendin. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: -3 / 5 °C, në vendet e ulëta: -4 / 4 °C, në vendet malore: -15 / -4 °C. Era pritet të fryjë e lehtë.
KOHA JONË SONDAZH

