Sot u konfirmua me koronavirus, “profecia” e Skënder Bratajt për veten dy javë më parë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u konfirmua me koronavirus duke u bërë një ndër 123 shqiptarët që janë pozitivë.

Lajmi për daljen pozitiv të Bratajt u publikua fillimisht nga mediat, ndërsa pak më parë reagoi edhe vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke konfirmuar se vartësi i saj ishte pozitiv me koronavirus, ndërsa tha se gjendja është e stabilizuar.

Nuk dihet ende se si u infektua Brataj, ndërsa dy javë më parë ai duket të ketë bërë edhe një “profeci” për veten.

Më datë 10 mars, Skënder Brataj doli në një konferencë për shtyp mes zv.ministren Rakacolli dhe drejtoreshën e ISHP, Albana Fico duke i kërkuar shqiptarëve që të qendronin brenda pasi gjithkush mund të ishte i infektuar.“Të izolojmë lëvizjet, kontaktet. Për fat të mirë rruga e shpërndarjes është ajo e kontaktit dhe jo e ajrit. Askush nuk e di kush mund të jetë i prekur, mund të jem edhe unë”, tha Brataj duke paralajmëruar kështu padashje atë që do t’i ndodhte.

Sot doli pozitiv, "profecia" e Skender Bratajt dy jave me pare

/abcnews.al

SHKARKO APP