SOT VIJNË HERONJTË. TË GJITHË NË RINAS E NË BULEVARD TI PRESIM!

 

Sot mbrrijnë në Tiranë djemtë e historisë që çuan Shqipërinë për herë të parë në historinë e saj në një finale të kampionatit europian. Mbërritja në aeroportin “Nënë Tereza” e ekipit të Kombëtares shqiptare nga kryeqyteti armen u shty me dy orë. Kryeministria deklaroi se avioni i planifikuar të zbresë në aeroport në 12: 40 minuta do të zbresë në aeroport në orën 14: 30. Kjo për shkak të motit të keq.

Pas uljen në aeroportin e Rinasit ku do të priten nga një turmë e madhe tifozësh të cilët do ta shoqërojnë autobuzin e ekipit kombëtar deri në Sheshin "Skenderbej" e më pas përgjatë Bulevardit Deshmorët e Kombit. Mësohet se sot si “pa leje” por shkollat në kryeqytet nuk do të bëjnë mësim sepse do presin ekipin kombëtar në Bulevard.

Ekipi do të dekorohet nga Presidenti i Republikës me titullin e lartë "Nderi i Kombit" që mbetet titulli më i lartë. Festa ka pushtuar që mbrëmë gjithë trojet shqiptare dhe sot festa do të jetë më pikante sepse vijnë ata që bënë historinë e futbollit shqiptar.

Nderim dhe respekt për këta heronjë që na bënë krenar si shqiptar! Festa fillon në ora 14:00 në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, aty do të jenë prezent edhe heronjtë e kombëtares shqiptare, të cilët, kthehen triumfues nga Armenia.Masa do të argëtohet nga Elvana Gjata, Tre Dots, Flori, etj.

 Ja se çfarë thanë pas ndeshjes:

Trajneri De Biasi:

Fitorja me Armeninë e ka çliruar kombëtaren nga një barrë e rëndë, pas humbjes me Serbinë. Për De Biasin ka qenë moment për t’u shfaqur fitimtar. “Po them një gjë, qe ia thashë edhe me djemtë para ndeshjes. Kush ishte me ne në fillim? Pak vetë besuan tek ne kur debutuam në Gjeorgji. Por unë i thashë lojtarëve: Nëse ndiqni kërkesat e mia do ia dalim! Dikush na qeshi pas krahëve atëherë, por sot ai që qeshte, vjen pas nesh dhe gëzon edhe ai me ne.

Lorik Cana , kapiten i kombëtares:

“Humbja u bë me Serbinë dhe ne nuk na e ka ndryshu jetën, serbët do na shohin që luajme në Francë, nga lokalet duke pi birra dhe une i pershendes gjithsesi!” ka thënë kapiteni.-Disa sharje na erdhen edhe nga njerezit tanë, pas asaj ndeshjeje, por ne nuk e kemi ul kokën se donim t’i gëzonim njerëzit tanë. Besoj ky grup lojtarësh e ka pasur diçka të veçantë. Kemi qenë lojtarë nga të gjitha trojet e shqiptarëve. Edhe nga Maqedonia, edhe nga Presheva. Është hera e parë që ka një perfaqësuese të vërtetë.” ishte vlerësimi i Canës për ekipin kombëtar.

 

Bujar Nishani, President i Shqipërisë

Udhë të mbarë në Europian , Shqipëri

 

Edi Rama shkruan:

Endrra e Pamundur u be realitet! Shqiperia ne historine e Finaleve te Europianit! Mirenjohje Kuqezinjve dhe DeBiazit http://t.co/gm0droOzYK

 

Ilir Meta  shkruan:

Ekip i madh dhe urime Kombëtares. Janë heronjë! Jemi në Francë

 

Lulzim Basha thotë:

PERPARA SHQIPE!

Mirenjohje Kombetares Kuq e Zi!

Lironi Ballist Morinen!

 

Sali Berisha shkruan:

Fitore historike 3 – 0 e ekipit te kombit tone me Armenine. Futbolli yne kombetar ne zenit. Mirenjohje te thelle, urimet me te perzemerta kuqezinjve qe firmosen sot ne Yerevan historine, ne radhe te pare De Biazit, kapitenit Cana, shenuesve te golave historike Xhemshiti dhe Sadikut, Berishes se pamposhtur dhe te gjithe Ekipit! Urimeee!!! Sb

 

Erion Veliaj poston në facebook:

Shqiponjat shtegëtojnë n'Paris smile emoticon

‪#‎France2016 ‪#‎Histori ‪#‎Bashke

 

Armando Duka, President i FSH

“Jam shumë i gëzuar, ishte fryt i një punë shumë të lodhshme. Të gjithë festojmë. Meritojmë të quhemi shqiptarë të vërtetë. Kanë dhënë shumë, besuam dhe ia dolëm. Pak na besuan, por ska gjë ne ia dolëm. Kata cuna meritojnë shumë dhe kanë dhënë shpirtin dhe zemrën.”, ka deklaruar Duka për Tvsh.

 

Fjalët e Etrit Berishës:

Jam shumë I emocionuar. Së pari dua të falënderoj trajnerin, futbollsitët dhe gjithë stafin. Është një mrekulli që ka ndodhur, Duke pasur parasysh edhe ndeshjet e fundit kemi sakrifikuar shumë. Kemi bërë gjithçka që është e mundur për ta realizuar këtë ëndërr. Nuk po mundem ta besoj ende.  Në këto kualifikime kemi përjetuar gjithçka. Mirëpo në fund ia vlejti. Gjithçka që vjen si vështirësi del me sukses.

 

Nderim për të gjithë shqiptarët e brezave

Nga Ben Andoni

Ekipi përfaqësues shqiptar i futbollit, për herë të parë në historinë e vet, shkon në finalet e një kompeticioni ndërkombëtar. “Franca 2016” është një realitet dhe tashmë sfida është që të përfaqësohemi sa më mirë në finalet e verës. Një nderim i veçantë shkon për këtë brez djemsh të diasporës shqiptare që kontribuoi kaq shumë por po ashtu edhe breza të tërë sportistësh shqiptarë, që kontribuuan në dekada të tëra të heshtura, por që nuk mundën të arrinin suksesin e këtyre djemve.

Pra, edhe pse kurorat e dafinave janë vënë mbi kokat e këtyre djemve që meritojnë të gjithë nderimin e madh, një homazh vetvetiu të vjen për futbollistët shqiptarë që u përpoqën përmes kushteve të jashtëzakonshme të kohës së shkuar, shpesh në disfavor, jo pak herë edhe të privuar, për të kapur një ëndërr, por që nuk mundi të bëhej kurrë realitet.

Nga ana tjetër, rezultati i përfaqësueses kuq-e-zi është shumë më tepër, është një stad i ri për Shqipërinë dhe sportin e saj dhe një grishje për brezat e tërë që do të kenë me ç’të maten këtej e tutje. Edhe pse detyra e këtyre djemve ende nuk ka mbaruar, ata mund të jenë të kënaqur sepse kanë bërë atë që shumëkush nga futbollistët e  vendeve të vogla si Shqipëria do ta dëshironin: pjesëmarrjen në një kompeticion të tillë.

Kjo është arsyeja që në këto momente nderimi i madh shkon edhe për futbollistët, trajnerët, njerëzit e futbollit të gjith6ë diasporës që si rrallëherë janë bashkuar duke i dhuruar Shqipërisë një kontingjent për të cilën është krenar, por më shumë se kaq një ekipi dinjitoz, që i duhet të përballë dhe krenarinë e madhe të një populli, që asnjëherë s’ka mundur ta përballë ndjenjën në këto nivele. Dhe, mbi të gjitha një amanet të kryer të brezave të tërë të futbollistëve shqiptarë të gjallë dhe të vdekur, që s’mundën dot kurrë të arrinin. Në Francë 2016 janë dhe ata, që kontribuuan me mbushjen e krenarisë, por që të dielën e 11 Tetorit 2015 e realizuan brezi i futbollistëve të talentuar, që u drejtuan me shumë zgjuarsi nga trajneri De Biasi.

SHKARKO APP