Spahia: Biznesi sot vuan dhe ka nevojë të çlirohet nga presioni shtetëror i Edi Ramës
Kandidati demokrat për deputet në qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, deklaron se biznesi ka nevojë të marrë frymë lirisht, këtë e ofron vetëm PD dhe Lulzim Basha.
Duke marrë shkas nga takimet elektorale, Soahia shprehet se biznesi i vogël, me të cilin mbajnë ekonominë familjare dhjetëra familje shkodrane, është në krizë totale, për shkak të keqmenaxhimit që i bën çdo ditë ekonomisë kjo qeveri.
Po ashtu, Spahia thekson se biznesi sot vuan dhe ka nevojë të çlirohet nga presioni shtetëror.
“Biznesi ka nevojë të marrë frymë lirisht, këtë e ofron vetëm PD dhe Lulzim Basha!
Biznesi i vogël, me të cilin mbajnë ekonominë familjare dhjetëra familje shkodrane, është në krizë totale, për shkak të keqmenaxhimit që i bën çdo ditë ekonomisë kjo qeveri.
Biznesi sot vuan dhe ka nevojë të çlirohet nga presioni shtetëror.
Në një takim të parë me një përfaqësi të tregtarëve të tregut të Zdrales, i garantova se pas 25 Prillit do të ketë një tjetër qasje ndaj biznesit, duke sjellë ofertën më të mirë për taksa të ulëta dhe zhvillim të ekonomisë!
Shkodra dhe Shqipëria kanë nevojë për zhvillim të ekonomisë, frymëmarrje të biznesit, më shumë të ardhura për familjet. Kjo bëhet e mundur vetëm nëpërmjet #Programit të PD për ekonominë.
Klimë biznesi në favor të rritjes së mirëqënies. Një reformë e plotë fiskale dhe administrative për të ngritur në piedestal taksapaguesin, duke krijuar një sistem të thjeshtë, të qartë, të përballueshëm dhe të lehtë për të krijuar një klimë ku çdo biznes e familje shqiptare të përfitojë.
Çdo politikë taskash dhe investimesh do të jetë në shërbim të qytetarëve duke vlerësuar punën e investimin, duke mbështetur individin e biznesin, duke krijuar mundësi për të luftuar pabarazinë e dhënë mundësi shtresës së mesme në vend që të sigurojë një të tashme të qëndrueshme dhe një të ardhme më të mirë;
Ne do mbështesim bizneset familjare. pasi ato janë shtylla e ekonomisë shqiptare dhe do të ndryshojmë mënyrën e padrejtë dhe abuzive të taksimit për bizneset e vogla”, shprehet Spahia.
#Biznesi ka nevojë të marrë frymë lirisht, këtë e ofron vetëm PD dhe Lulzim Basha
Biznesi i vogël, me të cilin mbajnë…
Pubblicato da Bardh Spahia su Domenica 21 marzo 2021