Spahia: Dyert e PD-së janë të hapura për këdo që e ndien veten demokrat

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, thotë se Partia Demokratike i ka hapur dyert për të gjithë ata që e ndiejnë veten kontribuues për largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, Spahia tha se kushti i vetëm për ata që duan të rikthehen është të mos jenë implikuar në qeverisjen e Ramës.

“Mendoj se PD në fakt dyert e veta i ka pasur gjithmonë të hapura për çdo demokrat dhe demokrate, që në asnjë çast nuk kanë tradhtuar bindjet dhe idealet. Ka qenë e hapur dhe mbetet e hapur për çdokënd që dëshiron të kontribuojë në rikthimin e PD në pushtet. Vetëm personazhe të implikuara në aktivitete kundër PD apo në qeverisjen e Edi Ramës mund të mos ndihen të mirëpritur. PD i ka dhënë provat që për këdo që e ndien veten demokrat apo kontributor, dyert kanë qenë të hapura, përtej vërejtjeve momentale apo mosdakordësisë për çështje të caktuara. Koha është të bashkohemi dhe t’i japim grushtin e fundit një qeverie që po i fundos qytetarët shqiptarë”, tha Bardh Spahia.

SHKARKO APP