Spahia i përgjigjet Ramës: Shkodranët e dinë që 25 Prilli është dita për të zgjedhur ose kriminelët, ose Ndryshimin

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, deklaron se shkodranët e dinë që 25 Prilli është dita për të zgjedhur ose kriminelët ose ndryshimin.

Përmes rrjeteve sociale ku ai publikon pamje nga takimet e zhvilluara në zonën e Velipojës, Spahia shprehet se përballë harresës 8 vjeçare të kësaj qeverie në ikje, banorët e fshatrave Baks, Rrjoll, Luarz, tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre duke zgjedhur programin e Partisë Demokratike.

“Banorët në Velipojë e dinë që 25 Prilli është dita për të zgjedhur ose kriminelët ose ndryshimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përballë harresës 8 vjeçare të kësaj qeverie në ikje, banorët e fshatrave Baks, Rrjoll, Luarz, tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre duke zgjedhur programin e Partisë Demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

25 Prilli është dita që me votë, banorët në Velipojë do të votojnë për programin e zhvillimit ekonomik, programin që ul papunësinë dhe frenon emigracionin.

Fshatrave të braktisur të kësaj zone duhet t’i kthehen bijtë e saj!

Kjo bëhet e mundur duke mbështetur Partinë Demokratike me 25 Prill dhe duke marrë pjesë masivisht në votime!”, shprehet kandidati demokrat për deputet në Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia.

Banorët në Velipojë e dinë që 25 Prilli është dita për të zgjedhur ose kriminelët ose ndryshimin.
Përballë harresës 8…

Pubblicato da Bardh Spahia su Venerdì 16 aprile 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?