Spahia: Kemi probleme me sigurimin e vaksinave, qeveria e fokusuar te propaganda

Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia u shpreh se çështja e sigurisë së vaksinave i përket organeve kompetente për të siguruar shëndetin e qytetarëve.

Spahia tha se qeveria duhet të ishte fokusuar në sigurimin e vaksinave dhe se nuk mund ta mbulojë dështimin në fushën e shëndetësisë, duke bërë propagandë.

Spahia: Çështja e sigurisë së vaksinave i përket organeve kompetente për të siguruar shëndetin e qytetarëve. Jam i sigurt që autoritetet evropiane do të japin një vlerësim të saktë mbi rrezikshmërinë e këtyre vaksinave. Procesi i vaksinimit, për sa kohë nuk ka një vlerësim profesional, besoj se duhet të fokusohemi te vaksinimi. Mendoj se Shqipëria duhet të koordinojnë procesin e vaksinimit me partnerët perëndimore, edhe lidhur me vaksinat e sigurinë e tyre. Ne si PD kemi thënë që duhet një bashkëpunim për sigurinë e vaksinës për qytetarët.

Nuk mund të jap një gjykim për problematikat e vaksinës rusë, por Shqipëria duhet të rreshtohet me vendet evropiane dhe kur miratohet një vaksinë nga ata, ne duhet të jemi në anën e tyre. Duhet sigurisht që të bëhej një punë më serioze nga ana e autoriteteve shqiptare për të siguruar numrin e duhur të vaksinave. Ne e kemi vënë në pah këtë problematikë për sigurimin e vaksinave, qeveria është fokusuar te propaganda dhe fasada për të përfituar elektoralisht, duke lënë pas dore sigurimin e numrit të duhura të vaksinave. Qeveria nuk mund ta mbulojë dështimin në fushën e shëndetësisë, duke bërë propagandë.

Spahia shtoi se deri më tani testimet janë përdorur politikisht, duke bërë ulje dhe ngritje të tyren në mënyrë të qëllimshme.

Spahia: Ne kemi bërë gjithmonë thirrje për rritjen e numrit të testeve, por është luajtur me numrat dhe shifrat e të prekurve, përmes uljes dhe shtimit të të testuarve. Ka qenë një përdorim politik i numrit të testimeve dhe e kombinuar me paaftësinë e qeverisë për të siguruar numrin e testimeve, e shikoj vendimin e ekspertëve që janë më shumë politikë, si më shumë nën urdhrat e Ramës. Këto masa të propozuara qysh në fillim të virusit dhe prezantimi i masave pa një strategji të saktë, të bën të mendosh që po përdoret politikisht edhe ky aspekt që ka lidhje me shëndetin e qytetarëve.

SHKARKO APP