Spahia: Klasifikimi i vdekjeve nga koronavirusi, i gabuar. Pse u “riinfektua” mjeku në Durrës

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia u shpreh në një intervistë në ABC News se Ministria po përdor një metodë të pazakontë për klasifikimin e viktimave për shkak të Covid, duke lënë jashtë ata me sëmundje bashkëshoqërues.

Kjo tha Spahia, nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës.

“Në çdo vend të botës nëse pacienti që vdes ka Covid, konsiderohet vdekja nga koronavirusi. Jusitifikime të tilla nuk qëndrojnë aspak. Në asnjë vend të botës nuk bëhet ndarje mes atyre që kanë apo jo patologji të tjera. Nuk e kuptoj pse kjo garë për të ulur këtë numër për ta quajtur si një sukses të qeverisë.

Ka pas denoncim të tjera përpos Shkodrës për persona që kanë vdekur nga koronavirusi dhe nuk janë deklaruar nga Ministria e Shëndetësisë”, tha Spahia.

Spahia tha se rasti i infektimit të mjekut në Durrës është një shprehi e gabuar e Ministrisë së Shëndetësisë. Ai tha se mund të kemi zgjatje në kohë të infeksionit dhe në këtë rast testi që ka nxjerrë negativ pacientin në fjalë, ka qenë e gabuar.

Ai tha se ekziston mundësia që kjo të jetë një strategji e autoriteteve për të trembur qytetarët, duke synuar kështu mbajtjen nën kontroll të tyre.

“Në botë nuk ka asnjë rast riinfektimi. Për një rast të tillë duhet të ishin bërë studime. Ka një aspekt, që është aspekti i zgjatjes në kohë të pozitivitetit të një pacienti. Koha nuk është e limituar vetëm në dy javë dhe nuk është aspak e njëjtë nga një pacient në tjetrin. Nëse një pacient negativ rezulton sërish pozitiv ka probleme me vërtetësinë e testit.

Nuk ka asnjë konfirmim të tillë në asnjë vend të botës. Ministria e Shëndetësisë duhet ta kishte trajtuar me shumë seriozitet. Nuk përjashtoj as mundësinë e një politike të caktuar për të mbajtur nën presion popullatën.

Pasi po të shohim edhe përqasjen e qeverisë për t’i lënë fajin qytetarëve shqiptarë për mungesën e seriozitetit në marrjen e masave është e pavend dhe e padrejtë. Përgjigja nga ana e qytetarëve ka qenë e jashtëzakonshme. Janë përballur me kufizim të lirisë dhe kjo periudhë nuk është përdorur si duhet për të rritur numrin e testimeve por u la e gjithë barra tek qytetarët shqiptarë”, deklaroi Spahia.

SHKARKO APP