Spahia në Gjykatën e Shkodrës, qindra qytetarë dhe forca policore të pranishëm

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka dalë sot përpara Gjykatës së Shkodrës, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Mësohet se janë mbledhur me qindra mbështetës, si dhe forca të shumta policie. Ndërsa fugoni i policisë që e transportonte për në gjykatë ka kaluar përmes mbështetësve të Spahisë, ky i fundit i ka përshëndetur me dy gishtat lart.

Ish-deputetë të opozitës dhe protestues të tjerë e kanë pritur me duartrokitje kolegun e tyre teksa Policia e solli në gjykatë. Ata kanë shpërthyer në thirrje duke kërkuar lirimin e Spahisë. Ndërkohë, dhjetra policë e kanë rrethuar godinën dhe mbështetësit e Spahisë, duke valëvitur pankartat me mesazhe, janë duke pritur vendimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia Demokratike e quajti ish-deputetin Bardh Spahia të burgosur politik dhe i kërkoi prokurorisë urdhërimin e menjëhershëm të lirimit të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?