Spahia publikon fotot: Më 25 Prill, Shkodra do të vishet blu, me dëshirë, frymë, entuziazëm për t’i thënë STOP kësaj qeverie

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia deklaron se më 25 Prill, Shkodra do të vishet blu, me dëshirë, frymë, entuziazëm për t’i thënë STOP kësaj qeverie.

“Shkodra di të presë dhe të nderojë miqtë e saj, mikun e Shkodrës Lulzim Bashën, Kryeministrin e ardhshëm, dhe njeriun që ngjall shpresë për të ardhmen 🇦🇱
Shkodra, ka qënë, është dhe do të mbetet përherë bastion i së djathës, idealeve për liri dhe demokraci ✌️✌️
Mikpritja që sot Shkodra, i rezervoi Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, është dëshmi e një besnikërie që ky qytet i ka dhënë përherë të djathtës dhe PD-së.
Me 25 Prill, Shkodra do të vishet blu, me dëshirë, frymë, entuziazëm për t’i thënë STOP kësaj qeverie që po shtyp çdo ditë shkodranët. ✌️
Shkodra asht frymëzim”, deklaron Bardh Spahia.

Shkodra di të presë dhe të nderojë miqtë e saj, mikun e Shkodrës Lulzim Bashën, Kryeministrin e ardhshëm, dhe njeriun që…

Pubblicato da Bardh Spahia su Martedì 16 marzo 2021

SHKARKO APP