Spahia: Rama nuk i mashtron dot më shqiptarët me fasadë e batuta banale, të denja për mejhanet e diktaturës
Kandidati demokrat për deputet në Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, duke marrë shkas nga deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama në Shkodër shprehet se pas 8 vitesh në pushtet, Edi Rama sillet sikur vjen nga opozita!
Përmes rrjeteve sociale, Spahia thekson se ai nuk ka asnjë bilanc në 8 vitet e regjimit të tij, prandaj, thotë ai, Rama vjen vërdallë duke premtuar investime, me “do të”, e flet ende për furnizim me ujë e me drita!
Reagimi i Bardh Spahisë
Pas 8 vitesh në pushtet, Edi Rama sillet sikur vjen nga opozita!
Nuk ka asnjë bilanc në 8 vitet e regjimit të tij! Prandaj vjen vërdallë duke premtuar investime, me “do të”, e flet ende për furnizim me ujë e me drita!!!! Po çfarë ke bërë në 8 vjet? Kush të pengoi se tepsinë e pate krejt vetë? Pse nuk bëre investime në ujësjellësa, energji e rrugë, por zgjodhe t’i çojë taksat e shqiptarëve për PPP? Ato janë “investimi” i vetëm në 8 vjet!
Edhe në qarkun e Shkodrës, meqë paske ardhur sot për të premtuar “do të”, ke në krah një nga simbolet e PPP-ve. Shembulli më i qartë u pa me PPP-të në shëndetësi, ku qytetarët vijojnë paguajnë nga xhepi koston e rëndë të trajtimit të Covid-19 në shtëpi, për të mos folur për ata që kanë në kurriz edhe pagesat në spitalet e Turqisë! Ky është një realitet, që nuk mbulohet dot me spektakël vaksinash Edi Rama!
Është mjerane përpjekja për të mashtruar kur nuk ke punë të kryera për të paraqitur pas 8 vitesh pushtet! Nuk i mashtron dot më shqiptarët me fasadë e batuta banale, të denja për mejhanet e kohës tënde, të diktaturës. Ndryshimi po vjen!
Me #25 Prill shqiptarët do të çlirohen nga Edi Rama dhe shpura e tij.