Spahia: Shkodra është në ditët e saj më të errëta, ‘plaga’ e emigracionit është rritur gjatë 4 viteve të fundit
Nga takimet me banorët e Shkodrës, kandidati për deputet i PD-së, Bardh Spahia, thekson se ekonomia ka arritur nivele kritike.
Në një status në “Facebook”, kandidati demokrat deklaron se Shkodra është në ditët e saj më të errëta.
“Bisedat me banorët e Shkodrës vërtetojnë çdo ditë se Shkodra është në ditët e saj më të errëta!
Ekonomia ka arritur nivelet më kritike, papunësia është në nivelet më të larta, emigracioni një plagë që është rritur gjatë 4 viteve të fundit, shkodranët sot janë pa shpresë.
Banorët e Rajonit 2 në Shkodër e kanë kuptuar që alternativa e vetme për ndryshimin e kësaj situate, është pjesëmarrje në zgjedhjet e #25Prillit, si e vetmja shpresë për të sjellë ndryshimin nëpërmjet programit të Partisë Demokratike.
Një program ambicioz, që synon kthimin e ekonomisë shqiptare në vendin e duhur, rritjen e punësimit për shqiptarët dhe afrimin e Shqipërisë me BE-në”, shkruan Spahia në “Facebook”.
Bisedat me banorët e Shkodrës vërtetojnë çdo ditë se Shkodra është në ditët e saj më të errëta!
Ekonomia ka arritur…Pubblicato da Bardh Spahia su Giovedì 8 aprile 2021