Spahia takim me kryefamiljaret shkodrane: Familja në krizë nga politikat e qeverisë

Me kryefamiljaret shkodrane e zhvilloi takimin e radhës kandidati për deputet i PD-së Bardh Spahia, ish-kryetar i Bashkisë Shkodër. Ai u ndal tek situata e vështirë që kalojnë familjet shkodrane e shqiptare, ku plaga më e madhe është largimi i fëmijëve në emigrim.

Politikat e këqija të qeverisjes 12 vjecare kanë goditur familjen, duke shkaktuar braktisje të qyteteve e fshatrave, rritje të varfërisë, pasiguri dhe mungesë shprese.

”Duke e quajtur jetike për vendin betejën e 11 Majit, Spahia kërkoi nga kryefamiljaret që të ndëshkojnë masivisht me votë qeverinë Rama, duke i dhënë fund kësaj krize dhe duke mbështetur programin e PD, që ofron zgjidhje konkrete për këto problematika.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vota për Partinë Demokratike, është votë për ndryshimin, votë e një Shqipërie të zhvilluar dhe që i jep fund krimit e korrupsionit të bërë një me shtetin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?