Spahia tregon mjerimin: Rama po lë pa bukë edhe familjet në gjakmarrje

Pas inisiativës së qeverisë për të përjashtuar nga ndihma ekonomike më shumë se 20 mijë përsona ka reaguar edhe deputeti i Shkodres Bardh Spahia i cili ka shprendarë në faqen e  tij ne facebook një shenim dhe disa foto ku tregon mjerimin e këtyre familjeve që janë fshirë nga lista e ndihmës financiare nga shteti.

Ja cfarë shkruan Spahia: Keta jane te “pasurit” që hoqi nga ndihma ekonomike zoti Rama nga vila e tij në Surrel!
Në familjet që janë hequr nga skema në Njësinë Administrative Rrethina, Bashkia Shkoder.
Në këtë bashki rezultojne mbi 4000 familje të cilave u është mohuar kafshata e gojës. Në dhjetor 2017 Fondi i Ndihmes Ekonomike, Bashkia Shkoder ishte 13,534,460 leke kurse ne Janar 2018 ky Fond u reduktua ne 9,136,880 lekë.
Ndihma ekonomike në menyren më cinike të mundëshme u është mohuar deri familjeve në gjakmarrje, me pretendimin absurd se pjestarët meshkuj nuk janë rregjistruar në zyrat e punës, shkruan deputeti i PD.
Zoti Rama! Sot në Shkodër janë me aktuale se kurrë vargjet e Migjenit
“Kafshate qe s’kaperdihet asht o vlla mjerimi…”! Kjo është krim zoti Rama dhe shpejt do të jepni llogari për të,perfudnon Spahia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?