Spahiu: BE po mendon ngritjen e një muri. Sfida e Shqipërisë të futet brenda telave me gjemba 

Juristi Kreshnik Spahiu, në një intervistë për ”Koha Jonë”, tregoi se Bashkimi Europian po mendon që të ndërtojë një mur gjigand. Për të ky mur është për Ballkanin, pasi ka një valë që nuk po pushon me emigrantë. SPahiu thekson edhe se sfida e Shqipërisë është të mos ngelet jashtë “murit” europian, por të futet brenda telave me gjemba të BE-së.

”Qindra mijëra shqiptarë, serb, boshnjak, maqedonas, kroat kanë vërshuar drejt BE duke shkelur rreguallat e qëndrimit dhe duke jetuar dhe punuar në të “zezë”. Nga ana tjetër Ballkani pa shndërrohet në portën ilegale të refugjatëve afrikan dhe arab që synojnë futjen në Europë.

Europa po rrezikon dhe ndjehet e kërcënuar nga miliona refugjatë nga Afrika, Azia dhe lindja e mesme. BE po mendon ngritjen e një muri gjigant “Berlini” që do ndaj BE nga shtetet e tjera.

Ky mur ka filluar të ndërtohet në Poloni, Finlandë, Lituani, Estoni dhe mendoj që do bazhdoj në Eurpopen jug-lindore dhe Ballkan. Sfida e Shqipërisë është të mos ngelet jashtë “murit” europian, por të futet brenda telave me gjemba të BE-së”.

https://kohajone.com/ekskluzive-kreshnik-spahiu-per-kj-diten-qe-berisha-vdes-politikisht-te-nesermen-bie-edi-rama/

SHKARKO APP