Spahiu: Berisha bashkë me Metën kanë humbur më keq se PD pa LSI në 2021

Juristi Kreshnik Spahiu tregon faktorët që sollën rezultatin dhe që ndikuan, të cilët i kishte parashtruar edhe para zgjedhjeve, duke renditur katër prej tyre. Për të këto zgjedhje treguan atë çfarë ishte parashikuar më parë prej tij, se Sali Berisha dhe bashkë me Ilir Metën kanë humbur më keq se PD pa LSI në vitin 2021, madje edhe më keq se Lulzim Basha.

”Asgjë nuk më cudit, çdo gjë e parashikuar. Një vit rresht në studion tuaj kam deklaruar tre-katër faktorë. Kam thënë se Berisha do marrë më pak vota se në 2021. Dhe ai nuk jep shpjegim pse ka marrë më pak vota nga Basha, edhe pse me Ilir Metën në aleancë.

Partitë e vogla kanë marrë më pak vota, për shkak të sistemit, terrenit të papërgatitur për partitë e reja, histori që përsëritet prej 35 vitesh ku shqiptarët votojnë partitë e mëdha dhe japin pak për të voglat.

Swiss Digital Desktop Reklama

E treta nuk më habit Berisha që nuk i pranon zgjedhjet sepse ai uk e mori partinë për të ardhur në pushtet por për t’u mbrojtur nga drejtësia, SPAK dhe problemet që ka me drejtësinë dhe për shkak të non gratës. Ai e mori partinë për mbrojtje politike. Dhe e fundit zgjedhjet e 11 majit ishin të parashikueshme, të lexueshme krejtësisht dhe pak rëndësi kishte nëse ishin 83, 81 apo 78 mandate”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?