Spahiu: Heshtje për vdekjen e minatorit
Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një reagimi në facebook, thotë se instuticionet po heshtin për vdekjen e minatorit në Bulqzisë. Ai thotë më tej se ende statusi i minatorit nuk është miratuar nga kjo qeveri. ”Viti 2018 iku, jemi në shkurt 2019, dhe akoma asgjë për Statusin e Minatorit, status që minimalisht do të zgjidhte problemet financiare për familjet e minatorëve, e sidomë atyre që humbasin jetën në minierë”.
Postimi i plotë
Një tjetër ngjarje e rëndë, me pasoja vdekjen, në minierën e Bulqizës. Prej dy ditësh asnjë fjalë nga përfaqësues të qeverisë por as deputetë të mazhorancës që përfaqësojnë qarkun. “I kuptoj” fare mirë, s’kanë asnjë fjalë për të thënë, pasi Ai të heq nga lista…!!!
Puna në minierë është nga më të rëndat, në vitin 2018 shtatë persona humbën jetën në galeritë e kromit në Bulqizë e Klos.
Viti 2018 iku, jemi në Shkurt 2019, dhe akoma asgjë për Statusin e Minatorit, status që minimalisht do të zgjidhte problemet financiare për familjet e minatorëve, e sidomë atyre që humbasin jetën në minierë.
Ngushëllime bashkëshortes dhe dy fëmijëve të Allamanit!
KOHA JONË SONDAZH

