Spahiu i bën thirrje Ramës: Mos e betonizo Dhërmiun dhe Himarën, siç bëri Berisha me ”Shkëmbin e Kavajës”

Juristi Kreshnik Spahiu i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama, që të mos e betonizojë Himarën, ashtu siç bëri Sali Berisha me ”Shkëmbin e Kavajës”. Thirrja vjen pasi PS-ja fitoi në zgjedhjet e parakohshme në Himarë. Spahiu thekson edhe se Himara është shumë e rëndësishme dhe ajo pjesë e jugut nuk e mban dot betonizimin dhe kantieret e ndërtimit.

”Himara është Shkodra e jugut të Shqipërisë. I bëj thirrje kryeministrit Edi Rama që mos e betonizoj Himarën dhe Dhërmiun, njësoj siç e bëri Berisha me ”Shkëmbin e Kavajës”. Strategjitë për Tavon duhet të jetë e kujdesshme për Shqipërinë turistike. Riviera shqiptare nuk e mban betonin që ka bregdeti i Adriatikut.

Do mbaj përgjegjësi nëse e bën shkëmb e beton jugun e Shqipërisë. E them i shqetësuar. Nëse udhëton sot sa kalon tunelin shikon gjysmën e bregut me kantiere ndërtimi. Është e udhës ti bëjmë thirrje qeverisë, Ramës e Tavos që riviera shqiptare është perla. Më e rëndësishme se Shkodra në disa aspekte. Është më e mrekullueshme, më joshëse. Strategjia duhet të jetë krejtësisht tjetër. Vija bregdetare duhet ruajtur nga dyndja barbare e betonit e hoteleve dhe uria që kanë ndërtuesit shqiptar”, tha Spahiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?