Spahiu: Kush e fut Kosovën në krizë me Perëndimin, është i çmendur ose bën lojën e Putinit
Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se nuk mund të fshihet se ka një krizë të marrëdhënieve të Kosovës me perëndimin. Për të Kosova nuk e ka këtë luks dhe ai që e bën këtë lojë ose është idiot ose i shkon për shtat Vladimir Putinit.
”Përplasja me ndërkombëtarët ka ndodhur, e ka thënë zëdhënësi i DASH, ambasadori amerikan në Prishtinë, ambasadori i SHBA në Serbi. E kanë thënë zëdhënësit e presidencës franceze, e kanë thënë zyrtarët britanikë. I gjithë perëndimi në bllok ka zyrtarizuar një krizë të marrëdhënieve me qeverinë e Kosovës. Ai i cili fut në krizë Kosovën me Perëndimin, ose është idiot ose bën lojën e Vladimir Putinit.
I bie të lësh Kosovën zbuluar përballë armiqve të tjerë, si Serbia. Nuk kemi luks të prishemi me ta. Amerika ka të drejtë edhe kur e ka gabim me Kosovën. Nuk ka kapacitet njerëzor dhe ushtarak pa Amerikën të ruajë sigurinë e vet. Nuk po arrin të kuptojë që të shfrytëzoj projektet politike. Politikanë pro rus po forcohen në BE. Biden dhe demokratët mund të ikin nga pushteti”,-tha në ”Report TV”.