Spahiu në Kinë: Diskutime për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor me Dezhou

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Klodiana Spahiu, zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, ku u prit nga përfaqësues të lartë lokalë në qytetin Dezhou.

Gjatë takimit me sekretarin e Komitetit Bashkiak të Partisë Komuniste të Kinës në Dezhou, Zhu Kaigou, palët diskutuan mbi mundësitë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori shqiptar Riza Poda.

Spahiu theksoi rëndësinë e forcimit të dialogut institucional dhe identifikimit të sektorëve të rinj të bashkëpunimit, duke vënë theksin te bujqësia, turizmi, transporti, arsimi dhe kultura. Ajo u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të zhvillohen mbi bazën e interesave të përbashkëta dhe miqësisë tradicionale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të forcojmë dialogun dhe bashkëpunimin në të gjitha nivelet, veçanërisht në sektorët e bujqësisë, turizmit, transportit, arsimit dhe kulturës”, deklaroi Spahiu gjatë takimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e tij, Zhu Kaigou vlerësoi potencialin për zgjerimin e lidhjeve ekonomike dhe industriale, duke theksuar rëndësinë e promovimit të produkteve shqiptare në tregjet lokale të Dezhou, si dhe rritjen e shkëmbimeve në fushën e turizmit, kulturës dhe vizitave reciproke.

Palët ranë dakord se takime të tilla dhe dialogu i vazhdueshëm krijojnë hapësira konkrete për projekte të reja bashkëpunimi, të cilat synojnë përfitime të ndërsjella për qytetarët dhe ekonomitë e të dy vendeve.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?